Transmetuar më 12-03-2023, 11:10

Dea Mishel u vendos mbrëmjen e djeshme përballë Kutisë së Pandorës, të cilën vendosi ta hapë. Supriza që “Vëllai i Madh” kishte rezevruar për të është një takim me gjyshen e saj, e cila e priste në oborr.

Kështu Dea takoi gjyshen e saj, një takim që kishte plot emocione dhe lot. Por, takimi i Deaa me gjysen e saj po merr vëmendje dhe po bëhet kudo viral, pasi gjyshja e moderatores duket se i ka dhënë asaj një letër “fshehurazi”.

Kur Dea përfqafohet me të, ajo duket sikur i jep një dorë një letër të vogël, e cila më pas shihet më qartë ku banorja e “BBV” e lë në tavolinë kur shkon të takojë gjyshërit e tjerë që po prisnin në oborr.

Kjo gjë duket sikur kaloi pa u vënë re nga moderatorja apo produksioni, por publikut nuk i ka shpëtuar. Në rrjetet sociale është shpërndarë videoja e fragmentit kur Dea duket se merr letrën dhe më pas e lë në tavolinë.

Gjyshja e Deas i dha asaj më pas edhe varësen e saj që kishte në qafë, që ta mbajë për ta kujtuar në shtëpi. Kjo ndodhi në fund të takimit, pasi ajo i kishte dhënë letrën. Një tjetër detaj, është se Dea kur doli jashtë, nuk kishte asgjë në dorë, ndrësa më pas u pa duke lënë “diçka” (letrën) në tavolinë. Mbetet për t’u parë nëse kjo gjë do të diksutohet për tu sqaruar, sepse është e paqartë nëse Dea ka marrë vërtet një letër, apo është thjesht diçka që ka patur në dorë.

Gjithsesi, kjo gjë është mohuar totalisht në faqen e saj në Instagram. Personat që menaxhojnë rrjetet sociale të Deas në një reagim bëjnë ne dije se kjo është e pavërtetë dhe se gjyshja i ka dhënë thjesht një farcoletë.Iconstyle