Transmetuar më 11-03-2023, 19:15

Një dron që ka kaluar pranë shtëpisë së Big Brother Vip i ka treguar Luizit statistikat e tij në rrjetet sociale.

Teksa droni kaloi para shtëpisë, Luizi gjendej në oborr dhe mundi ta shihte. Pasi mori vesh se ishte klikuar 6 miliardë herë në rrjetet sociale, ai nisi të tallej me Kiarën, për të cilën Arbana në prime-in e kaluar tha se kishte 1 miliardë.

“Ti me 1 miliardë, unë me 6. Ndërsa ajo 570K do jetë 570 mijë ndjekës në Instagram. E kam nisur nga 0 moj, para se të hyja këtu i thashë një shoqes time të më hapte Instagram.

Tani e kuptoj unë pse m’i sjellin rrobat, më lej ta shijoj pak se s’kam me kë e flas. Me këto klikime do hahem me Elon Musk,” tha Luizi.