Transmetuar më 11-03-2023, 12:09

Vëllai i Madh ka organizuar një mbrëmje vetëm për djemtë, të cilët përveçse shijuan ushqimin, ata iu përgjigjen edhe disa pyetjeve mjaft pikante.

Kur është hera e fundit që ke kryer marrëdhënie seksuale? Nëse nuk iu përgjigjeshin kësaj pyetje, djemtë kishin si dënim që të hanin 3 hudhra.

Por ata iu përgjigjen pa asnjë problem:

Luizi: Katër ditë para se të hyja në hotel

Kristi: Tre ditë para Big Brother-it

Qetsori: Një ditë para Big Brother-it

Sabiani: Para se të hyja në Big Brother

Elvisi: Një orë para aeroportit

Për cilën banore brenda shtëpisë ke fantazuar seksualisht ishte pyetja e radhës dhe dënimi ishte që të preknin hundën me gjuhë.

Luizi tha menjëherë Kiarën, Kristi tha emrin e Keisit, ndërsa djemtë e tjerë thanë se nuk kishin pasur fantazi seksuale për vajzat brenda shëpisë më të famshme në Shqipëri.