Transmetuar më 11-03-2023, 11:46

TIRANË- Plagosen dy vëllezër në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, një person tjetër dyshohet se i ka goditur me mjet shpues. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa dy vëllezërit janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gavrli D’Ara”, shtetasit A. K., dhe A. K., (vëllezër), janë konfliktuar me një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet se i ka goditur me mjet shpues. Si pasojë e konfliktit, dy vëllezërit janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.’- njofton policia.