Transmetuar më 10-03-2023, 19:53

Korçë- Ka ndërruar jetë në spital këmbësori që u përplas nga një mjet në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Lumalas.
Por detaje tronditëse mësohen nga burime spitalore.
Pasi është përplasur, për shkak të errësirës, edhe mjete të tjera kaluan sipër tij.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës.