Transmetuar më 10-03-2023, 11:26

Pas katër fitoreve radhazi, Al Nassr humbi në shtëpinë e Al Ittihad, që drejtohet nga Nuno Espirito Santos, ish-trajneri i Tottenhamit.

Skuadra e këtij të fundit e fitoi 1-0 ndeshjen direkte për kreun e kampionatin, duke marrë tri pikë shumë të rënda falë një goli të shënuar në minutën e 80-të.

Me rënien e bilbilit të trefishtë, Cristiano Ronaldo, në fushë nga fillimi deri në fund, fillimisht përshëndeti dhe falënderoi tifozët e tij në tribunë, më pas shprehu të gjithë zhgënjimin e tij për disfatën e hidhur me rivalin direkt për titullin.

Një shok ekipi përpiqet ta ngushëllojë, por CR7 shqetësohet, bën gjeste irritimi me dorë dhe bërtet diçka duke tundur kokën. Një disfatë që ylli portugez nuk e ka tretur realisht dhe që tani projekton Al Ittihad në krye të tabelës, duke parakaluar Al Nassr (47 me 46 pikë).