Transmetuar më 08-03-2023, 14:51

"Unë nuk do të merrja të njëjtin vendim, po të më duhej, – përsëriti Joan Laporta, kur kujtoi largimin e Leo Messit në gusht 2021: – Nuk më pëlqeu që ai u largua, por nuk kisha zgjidhje tjetër. Klubi është mbi të gjitha. Nuk kemi pasur hapësirë ‘fair-play’, ishte një ndjenjë të trishtuar. Duhej ta zgjidhja dhe zgjodha institucionin".

Presidenti i Barcelonës nuk ka dashur të vlerësojë nëse futbollisti më i mirë në historinë e klubit katalanas mund të rikthehet në "Camp Nou". Ai nuk ka rinovuar ende me PSG-në, kur i kanë mbetur më pak se katër muaj nga skadimi i kontratës.

Laporta konfirmoi se tri javë më parë u takua me Jorge Messin, babanë e yllit argjentinas. "Jemi parë. E urova për Argjentinën. Po flasim për nderimin e Leos, i cili ka një dashuri të jashtëzakonshme për Barçën, – tha fillimisht Laporta, i cili shmangu nxitjen e spekulimeve: – Nuk dua të flas për respekt të lojtarit që luan te PSG. Puna e Leos nuk është te paratë, ne po flasim për një hajmali të Barcelonës”.

Laporta nuk ishte në gjendje të fliste me Messin më 27 shkurt: "Kemi shkëmbyer shikime në Paris gjatë ceremonisë së ‘FIFA The Best’, javën e kaluar". Në këtë ceremoni, Leo u zgjodh si lojtari më i mirë në planet, pasi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në "Katar 2022".