Transmetuar më 08-03-2023, 07:33

Horoskopi i Paolo Fox sot, Dashi:

Hëna në kahun e kundërt do t’ju bëjë të ndiheni shumë të lodhur pasditen e kësaj të mërkure 8 mars. Ndiheni pak të dëshpëruar, por mos u izoloni sepse ndiheni më mirë kur jeni me të tjerët. Në punë tregoni një dëshirë të mirë që ju bën shumë të vlerësuar në sytë e të tjerëve.

Horoskopi i Paolo Fox, Demi:

Në mëngjes ndiheni mirë dhe me energji, por është koha që të merrni vendime që i keni shtyrë për shumë kohë. Mund të keni disa mosmarrëveshje me dikë që doni, por mos u shqetësoni, çdo gjë do të rregullohet. Në punë, përpiquni të nxirrni veten në pah.

Horoskopi i Paolo Fox, Binjakët:

Saturni ka filluar kalimin e tij dhe ka hyrë në shenjën tuaj, duke ju dhënë gëzim dhe gjallëri të re. Për sa i përket punës ka afate që po afrojnë, përpiquni të mos vonoheni dhe të mos bëni përshtypje të keqe. Nga ana tjetër keni nevojë për pak relaksim.

Horoskopi i Paolo Fox për muajin Mars 2023: parashikimet shenjë për shenjë dhe renditja zodiakale

Horoskopi i Paolo Fox, Gaforrja:

Së fundi ndiheni të pakënaqur dhe ju duket se gjërat po lëvizin vrullshëm, kjo është një shenjë e qartë se ka diçka që nuk shkon në jetën tuaj dhe se duhet të ndryshoni. Gjërat nuk po shkojnë mirë as në punë, përpiquni të prisni momente më të mira për të bërë kërkesa të mundshme.

Horoskopi i Paolo Fox Luani:

Hëna është në shenjën tuaj dhe është me ju në kapërcimin e disa situatave të vështira. Nëse gjërat ndërlikohen me partnerin/en, përpiquni të gjeni kohë për veten tuaj dhe të reflektoni. Në punë, projektet tuaja do të përfundojnë në pranverë.

Horoskopi i Paolo Fox, Virgjëresha:

Diçka ju shqetëson, por nuk mund ta kuptoni plotësisht se çfarë është. Jupiteri në pozicion të kundërt ndikon, ndaj përpiquni të ruani qetësinë. Shmangni stresin dhe përkushtojuni asaj që ju pëlqen të bëni. Një promovim mund të jetë në rrugë për ju sa i përket karrierës profesionale.

Horoskopi i Paolo Fox, Peshorja:

Hëna ju ndihmon, ndaj kjo e mërkurë 8 mars është një ditë e mirë për të sqaruar situatat e vjetra plot tension. Ndiheni energjik dhe me shumë dëshirë për të bërë gjëra, përpiquni t’i kanalizoni energjitë tuaja në diçka konstruktive.

Horoskopi i Paolo Fox, Akrepi:

Dita do të përfshihet nga pështjellime nga mendime të vogla dhe të mëdha që do t’ju bëjnë të reflektoni për jetën tuaj. Mundohuni të mos e humbni gjithë energjinë dhe qëndroni të fokusuar në qëllimet tuaja. Një "flakë" e vjetër mund të rishfaqet.

Horoskopi Paolo Fox, Shigjetari:

Hëna po ndikon duke ju bërë të ndiheni pak të shqetësuar. Ndaj keni nevojë të gjeni ekuilibër dhe stabilitet, veçanërisht në marrëdhëniet me të tjerët. Në punë keni bërë disa gabime në të shkuarën, por kjo po ju ndihmon shumë për të përballuar vështirësitë e sotme. Mundohuni të keni tashmë besim tek të tjerët.

Horoskopi i Paolo Fox, Bricjapi:

Mundohuni të mos nervozoheni, mund të jetë ditë pak e vështirë për shkak të planetëve në kontrast me shenjën tuaj. Sa i përket punës, duhet të kuptoni kur është koha e duhur për të marrë vendime të rëndësishme. Provoni t’i kërkoni këshilla dikujt që keni besim.

Horoskopi i Paolo Fox, Ujori:

Saturni nuk është më në shenjë dhe ju jep pak më shumë qetësi. Venusi hyn në shenjën tuaj dhe sjell pak më shumë pasion. Në punë, ngadalësoni pak ritmin dhe rikuperoni energjinë tuaj.

Horoskopi i Paolo Fox, Peshqit:

Mundohuni të shmangni përplasjet dhe tensionet që mund të shfaqen sidomos pasdite. Ju jeni një person i fortë, thjesht keni nevojë për stimujt e duhur. Favorizohen takimet e punës mes ditës së sotme dhe nesër. /noa.al

Horoskopi javor i Paolo Fox nga 6 deri më 12 mars 2023