Transmetuar më 07-03-2023, 09:22

Sezoni i Neymar mund të konsiderohet i përfunduar këtu. Kjo është ajo që del nga një buletin mjekësor në lidhje me brazilianin, e publikuar nga PSG.

Në vitet e fundit, sulmuesi ka pasur më shumë se një problem me kyçin e tij të djathtë dhe, sipas shënimit nga klubi parizien, pas ndrydhjes së fundit të raportuar më 20 shkurt, "stafi mjekësor rekomandoi një operacion riparimi të ligamenteve, për të shmangur një rrezik të madh të përsëritjes.

Të gjithë ekspertët e konsultuar e konfirmuan këtë nevojë. Operacioni do të kryhet në ditët në vijim në Spitalin ASPETAR në Doha”. Një ndërhyrje që do ta ndalë qartë Neymarin për një kohë të gjatë. Për rikthimin në stërvitje me grupin llogariten 3-4 muaj.

Kjo do të thotë se, në hipotezat më të mira të mundshme, braziliani nuk do të mund të rikthehet para fillimit të qershorit. Pra, sezoni i Neymar përfundon këtu.