
Lojtari i Gremios, Luis Suarez, është intervistuar nga "Placar", ku flet për ‘MSN’ që ai, Messi dhe Neymar krijuan te Barça. Ja një përmbledhje e çështjeve kryesore që prek sulmuesi.
Tridenti MSN, i mirë për të tre – "Për ne, Messi ishte më i miri në botë. Për mua, Neymar ishte i dyti më i mirë. Ata më ndihmuan të fitoja "Këpucën e Artë". Do t’ju jem gjithmonë mirënjohës. Ishte një provë tjetër që tri yje së bashku mund të luajnë në të njëjtin ekip, me qëllimin për të fituar si ekip, jo individualisht. Kjo është ajo që na bëri bashkëlojtarë më të mirë".
Ata donin që Ney të qëndronte te Barcelona – "Nëse Neymar do të kishte qëndruar te Barcelona, do ta kishte fituar një ‘Top të Artë’ me siguri. Mendimi im është ky për të".
Shija e hidhur për lamtumirën e Neymar – “Nuk më pëlqente shumë të flisja për këtë, por erdhi një moment kur tashmë ishte një lëmsh i madh, kështu që shkuam të bisedonim me Neymar dhe i thamë: Ney, nëse dëshiron të fitosh gjithçka, qëndro këtu me ne. Ne si miq e këshilluam të qëndronte, por ishte vendimi i tij, i familjes së tij. Ne i thamë: Neymar, Anglia është më mirë për ty. Por në Francë?"