Transmetuar më 05-03-2023, 16:38

Një shqiptar është kapur duke dalë nga një hotel në Itali me 6 pako me lëndë narkotike.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 17:30 në një hotel në Marina Centro.
Sjellja e tij dyshimtë tërhoqi vëmendjen e policisë, të cilët e ndaluan.
Gjatë kontrollit fizik, oficerët gjetën dhe ia morën nga dora 6 pako me lëndë narkotike.
Pesha e tyre ka qenë rreth 3 gramë.