Transmetuar më 03-03-2023, 19:00

Vendimi për vulën e PD-së/ Gjykata e Apelit rikthen çështjen në shkallën e parë, e merr në dorë një tjetër trupë gjykuese

Gjykata e Apelit ka vendosur ta rikthejë çështjen në gjykatën e shkallës së parë për të shqyrtuar se kujt do t’i përkasë drejtimi i Partisë Demokratike.

Pas një seance maratonë, avokati i Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa deklaroi se çështja është rikthyer në shkallën e parë për t’u shqyrtuar nga një trupë tjetër gjykuese.

Indrit Sefa: Sot gjykata e Apelit riktheu në gjykatën e shkallës së parë për të shqyrtuar atje dhe do të gjykohet nga një trupë tjetër gjykuese. Ditën e hënë do të regjistrohemi në KQZ.

Ku bazohet ky vendim?

Ne bazohemi në faktin se në statutin e PD-së dhe të gjitha organet e PD-së vazhdojnë të kenë legjitimitetin juridik. PD ka organet legjitimet të saj dhe do të vazhdojë drejtimin e saj. Legjitimiteti i partisë u certifikua sot nga kjo vendimmarrje.

Do të ketë të njëjtën seli?

PD ka një seli dhe është ajo zyrtarja. Organet e PD-së janë legjitime dhe drejtojnë juridikisht atë zyrë. Kodi Zgjedhor është i qartë, statuti është i qartë. Nuk mund të flas as për fitore dhe as për gjysmë-fitore. Të gjitha palët duhet të reflektojnë.