Transmetuar më 03-03-2023, 15:45

Sabiani e ka treguar publikisht që është kundër lidhjes së Keisit me Kristin dhe këtë të fundit e ka thumbuar shpesh me statuset e tij në Instagram e videot në Tiktok.

Sot Sabiani ka postuar një tjetër video, ku shfaqet në makinë dhe shkruan se i kanë thënë të qethet tullac, gjë që ai nuk e bën kurrë.

"Ça the? Dil përjasht", dëgjohet të thotë Sabiani, teksa ndjekësit e kanë komentuar këtë video si ‘diss’ ndaj Kristit, i cili është tullac.