Transmetuar më 02-03-2023, 16:30

Tiranë- Policia e Shtetit ka bërë publik planin e masave të marra në kuadër të tubimit që do të zhvillohet ditën e nesërme i thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha duke filluar nga ora 12:00.

“Blutë” bëjnë me dije se me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do të zhvillohet në datën 03.03.2023, në orën 12:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, do të angazhojë shërbimet e Policisë, për bllokimin e qarkullimit në disa segmente rrugore, si dhe për bllokimin e pjesshëm të qarkullimit në disa segmente të tjera rrugore.

Parkimi prej mëngjesit nuk do të lejohet në rrugës: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.