Transmetuar më 02-03-2023, 10:45

Lionel Messi iu bën dhuratë bashkëlojtarëve dhe pjesëtarëve të stafit teknik të kombëtares së Argjentinës nga një “iPhone 14” të veshur me ar dhe të personalizuar me emrin dhe numrin e fanellës së secilit “hero” të Kupës së Botës 2022.

Leo Messi

Modeli i iPhone i dhuruar nga Messi është “iPhone 14”, i cili u lançua në shtator 2022. Dihet se të gjithë këta celularë janë bërë nga një kompani krijuese e quajtur “iDesign Gold”.

Përveç dizajnit luksoz, rezulton se ky iPhone i veshur me ar ka një çmim fantastik. Mediat britanike thanë se iPhone prej ari, i porositur nga Messi, arriti një çmim prej 175.000 paund.

Si një celular që shpesh kategorizohet si pajisje luksoze nga fansat e kësaj marke, sigurisht që koncepti i artë i iPhone i shton luksin këtij imazhi të celularit.

Mund të shihet se të gjithë iPhone-ët janë të veshur me ar 24 karatësh, ku gdhendet "World Cup Champions 2022", me logon e Federatës Argjentinase të Futbollit.