Transmetuar më 01-03-2023, 07:48

Ylli i PSG, Kylian Mbappe u pa në një video duke deklaruar se ai do t’i bashkohej vetëm Milanit nëse do të transferohej në Itali.

Kampioni i botës më 2018 përfundoi i dyti në çmimin “The Best FIFA” për vitin 2022, pas shokut të të skuadrës te PSG, Lionel Messi. Anësori parizien u pa duke folur me një tifoz italian, i cili i kërkoi atij të transferohej në Serie A një ditë, në të ardhmen.

“Nëse transferohem në Itali e bëj vetëm për Milanin”, – u përgjigj Mbappe. Dashuria e francezit për klubin kuqezi është e njohur, duke qenë se ekziston një foto e tij në djalëri me fanellën e Milanit, atë që shtëpisë, të sezonit 2010-2011.

“The Best FIFA” – Messi injoroi Mbappe. Në ndarjen e çmimeve të më të mirëve në Paris, kapiteni i Argjentinës, Leo Messi, dribloi shokun e skuadrës, duke e votuar atë vetëm në vendin e tretë.

Mes kandidatëve për çmimin “The Best”, kapiteni i Argjentinës zgjodhi Neymar dhe Benzema, para se të votonte emrin e sulmuesit francez. Lëvizje strategjike? Ndoshta po, duke pasur parasysh se në fund argjentinasi e fitoi çmimin e më të mirit karshi Mbappè, me francezin e renditur i dyti.

Votat për çmimin "The Best" u hodhën nga tifozët, kapitenët e ekipeve kombëtare, trajnerët e ekipeve kombëtare dhe 300 gazetarë nga kombe të ndryshme. Secila kategori kishte, në numërimin përfundimtar, një peshë specifike të barabartë me 25% të votave.

Nuk mungojnë kuriozitetet në votimin e lojtarëve: kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka përfshirë në podiumin e tij personal Leo Messin, Sadio Mane dhe Karim Benzema.

Portugezi Cristiano Ronaldo, pavarësisht se ishte kapiten i Portugalisë, nuk votoi, duke ia lënë barrën shokut të kombëtares, Pepe. Mbrojtësi i Portos përjashtoi Messin nag podium, duke zgjedhur Mbappe, Modric dhe Benzema.