Transmetuar më 27-02-2023, 14:45

Tiranë- Një përplasje në seri ndodhi sot në Tiranë. Autobusi urban mori përpara disa makina.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur një makinë del para urbanit të linjës së Unazës, që më pas humbet kontrollin dhe përplas mjetet e tjera që janë të ndaluara në semafor.

Pas kësaj, u shkaktua një aksident zinxhir, në të cilin u përfshinë 11 makina. Nga ngjarja mbetën të plagosur tetë persona dhe u lënduan lehtë disa të tjerë.

Sipas dëshmitarëve, shoferi i autobusit po ecte me shpejtësi të lartë dhe pas aksidentit dukej në gjendje jo të mirë shëndetësore. Megjithatë, në pamjet e siguruara duket se përveç shpejtësisë, ka qenë një makinë që i ka zënë rrugën urbanit.

9 persona mbetën të lënduar ndërsa shoferi i autobusit rezultoi me alkool.

Rasti është nën hetim.