
Lajm i keq për Barçën. Xavi Hernández nuk do të jetë në gjendje ta llogarisë Lewandowskin për ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit, një “El Clasico”, për shkak të mbingarkesës në bicepsin femoral të kofshës së tij të majtë.
Vlerësohet se ai do të mungojë për rreth dy javë, kështu që do të arrijë të rikuperohet për ndeshjen e La Liga-s në “Camp Nou”, kundër Real Madridit, të dielën e 19 marsit.
Ja deklarata zyrtare mjekësore e Barcelonës për situatën e Lewandowski: "Lojtari i ekipit të parë Robert Lewandowski ka një mbingarkesë në bicepsin e kofshës së tij të majtë. Evolucioni i këtij problemi do të shënojë edhe disponueshmërinë e sulmuesit tonë kryesor".
Kështu, një emër i ri i shtohet listës së të lënduarve te Barcelona. Xavi, i cili ka jashtë loje Pedri dhe Ousmane Dembélé, gjithashtu do të duhet të përballet me dëmtimin e polakut. Ansu Fati nuk ishte kundër Manchester United dhe Almerías, dy humbjet radhazi të katalanasve, megjithëse do të jetë sërish në dispozicion në ditët në vijim.
𝗖𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝗰𝗮𝘁 𝗺𝗲̀𝗱𝗶𝗰
El jugador del primer equip Robert Lewandowski té una sobrecàrrega al bíceps femoral de la cuixa esquerra. És baixa i la seva evolució en marcarà la disponibilitat pic.twitter.com/4qodamGPfQ
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) February 27, 2023