Transmetuar më 27-02-2023, 11:26

Kupa e Botës 2022 ishte kryelajm për ndeshjet e shkëlqyera në fushë, si dhe polemikat në lidhje me kombin pritës, Katarin, që njollosi turneun me kritika që vinin nga qarqe të ndryshme ndaj trajtimit të punëtorëve migrantë dhe qëndrimit karshi LGBTQ+.

I zënë mes polemikave ishte presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili është akuzuar se ka marrë para nga autoritetet e Katarit për t’i lejuar ata të organizojnë turneun kohët e fundit.

Gianni Infantino ka mbrojtur më parë Katarin për mënyrën se si priti Kupën e Botës dhe i ka quajtur hipokrite vendet perëndimore që akuzojnë vendin e Lindjes së Mesme për shkelje të të drejtave të njeriut, ndërkohë që ato e kanë bërë këtë vetë për shekuj.

Ai tha: “Ky mësim moral i njëanshëm është thjesht hipokrizi. Nuk dua t’ju jap asnjë mësim jete, por ajo që po ndodh këtu është thellësisht, thellësisht e padrejtë. Për atë që ne evropianët kemi bërë për 3000 vitet e fundit, duhet të kërkojmë falje për 3000 vitet e ardhshme, përpara se të fillojmë t’u japim mësime morale njerëzve”.

Gianni iu referua turneut si një nga më të mirët, pasi pa disa kombëtare të vogla që shqetësonin favoritët, ku më i madhi prej tyre ishte vrapimi i Marokut deri në gjysmëfinale. Turneu pati një finale emocionuese, nëse jo më e mira ndonjëherë, pasi Argjentina mundi Francën me penallti, ndërsa Lionel Messi ngriti Kupën e Botës.

Duket sikur tifozët gjermanë kanë marrë flamurin e kritikave ndaj presidentit Infantino, pasi ky i fundit beson se Kupa e Botës në Katar ishte një nga më të mirat. Sipas tij, tifozët gjermanë janë thjesht xhelozë për suksesin e arabëve në organizimin e suksesshëm të Botërorit 2022.

Në Frankfurt, tifozët shpalosën një statujë të madhe tejet ofenduese të kreut të FIFA-s, i cili i kishte ulur pantollonat para një sheiku nga Katarit. Një tifoz shkroi: “Ishte versioni më i mirë i Kupës së Botës. Fatkeqësisht, mendjet e tyre janë xheloze për suksesin e të tjerëve dhe ata ende besojnë se janë më të mirët. Bota ka ndryshuar dhe preferenca është bërë për ata që ofrojnë më të mirën”.

Një tjetër tifoz deklaroi se “Gjermania është thjesht e dështuara e madhe e Kupës së Botës në Katar, sepse nuk bëri aspak mirë në turne”. Gjermania u eliminua në fazën e grupeve të turneut për të dytën herë radhazi, pasi u mposht nga Japonia.