Transmetuar më 25-02-2023, 09:24

Banorët e “Big Brother VIP2” kanë pasur si detyrë që të realizonin disa nga programet më të njohura të Top Channel. Mbrëmë Olta Gixhari ishte në rolin e moderatores së emisionit “Ftesë në 5”.

Aktorja kishte vendosur që si të ftuarin e parë të kishte Armaldo Kllogjerin, me të cilin në fund të intervistës kënduan edhe një këngë të shkruar nga ata.

“Eja Maestro ti pse rri mërzitur, ti ç’ke që s’luan më, ndodhi papritur. Eja të lozim bashkë të kemi pritur, ne ty të duam shumë, na ke mërzitur. Ishte një ditë që ndodhi papritur ti u zgjove dhe nuk kishe më frikë. Lui ta prishi gjumin zgjoi ëndrrat e tua, mos u tut Maestro të gjithë banorët të duan.

Vetëm unë do të luaj, vetëm që ta dini. Jo unë nuk kam më frikë nga Olta dhe Luizi”, ishte teksti i këngës.