Transmetuar më 24-02-2023, 12:11

Pasi të gjithë banorët u shtrinë për të fjetur, Armaldo dhe Kristi biseduan për lojën aktuale në shtëpi.

Kristi i tha Armaldos se situata në shtëpi ka ndryshuar dhe se Luizi është lodhur nga loja. Mendimi i tij u kundërshtua nga Maestro, i cili tha se vetëm Luizi nuk di të lodhet.

Ai shtoi se ka diçka që i jep energji Luizit, ndërsa mori si shembull sjelljen e tij, pasi ishte i ftuar si panelist në emisionin “Top Story”, që u improvizua në shtëpi mbrëmjen e kaluar.

Kristi u shpreh se në shtëpi është krijuar një situatë monotone, kjo ka ardhur edhe si pasojë e largimit të Bledit tha ai, që ishte më i freskët nga pjesa tjetër e banorëve.

Armaldo u shpreh se hyrja e tij, uli tensionet në shtëpi.