Transmetuar më 23-02-2023, 09:56

TAXHIKISTAN- Një tërmet i fortë me magnitudë 6.8 të shkallës Richter goditi Azinë Qendrore herët në mëngjesin të së enjtes rreth orës 03:50. Epiqendra, siç raportojnë mediat, ka qenë 82 kilometra nga kufiri me Kinën.

Mediat kineze raportojnë se ky tërmet i fuqishëm është ndjerë edhe në provincën kineze të Xinjiang.

Por përveç Kinës është ndjerë edhe në Pakistan, Uzbekistan, Afganistan dhe Kinë. Ai i fortë u pasua nga një seri pasgoditjesh të tjera të forta, me magnitudë 6.8, 7.3, 5.0, 4.6 dhe 4.9 ballë.

Për momentin nuk ka informacione për viktima dhe të lënduar, si dhe për dëme materiale, por pamjet e lëkundjeve janë bërë virale në rrjetet sociale.