Transmetuar më 22-02-2023, 14:20

Këngëtarja Valbona Mema ka dalë nga shtëpia e Big Brother VIP2.

Valbona foli me banorët dhe tha se po largohej pasi kishte një person të afërm në gjendje të rëndë.

Djali i Valbonës shkoi ta marrë të ëmën në shtëpinë ku gjendej prej afro një muaji dhe u larguan së bashku, pa praninë e kamerave.

Vështirë se rikthehet Valbona pas kësaj të sotmes, u diskutua mes banorëve.

Më herët mbrëmë, avantazhi për të nisur një zinxhir shpëtimi e më pas për të dërguar dy banorë të tjerë në nominim, e kishin vënë Valbonën përballë një situate të vështirë në shtëpi.

Pas përfundimit të spektaklit, ajo diskutoi me Luizin, pasi ky i fundit i kërkoi llogari që pse ajo dërgoi Tanin në nominim.

Diksutimi zgjati për orë të tëra në oborr, ndërsa nuk munguan batutat dhe ironitë nga ana e Luizit.

E ndjerë në “faj” Valbona tha se asaj i është vënë e gjithë shtëpia kundër pas zgjedhjes që bëri. Madje ajo reagoi ashpër edhe ndaj Nitës, pasi kjo e fundit i tha diçka në vesh Oltës dhe Kiarës.

Valbona tha që çfarë do gjëje të ketë, t’ja thotë në sy, por Nita u shpreh se nuk po fliste fare më të.