Transmetuar më 20-02-2023, 18:55

Turqia nuk gjen qetësi, sërish lëkundje të forta tërmeti në kufi me Sirinë
TURQI- Toka nuk ka prehje në Turqi. Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur vendin.
Raportohet se lëkundja me magnitudë 6.4 ka rënë në zonën më të goditur nga tërmetet e dy javëve më parë, në Hatay që ndodhet në kufi me Sirinë.
End enuk ka informacione nëse ka viktima dhe se cila është shkalla e dëmit.
Tërmeti është shoqëruar nga disa pasgoditje të tjera.
Njerëzit i ka kapur sërish paniku.