Transmetuar më 20-02-2023, 15:40

Shkodër- Mbërrin i plagosur me armë zjarri në spital i riu.

Në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për ndihmë mjekësore, Denis Muja 32 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”.

32-vjeçari është dëmtuar lehtë në këmbë, dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në banesën e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.