Transmetuar më 19-02-2023, 18:48

Një grua ka ndërruar jetë pasi ra nga një strukturë parkimi të Disneyland të shtunën mbrëma.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Anaheim, teksa ende po hetohen rrethanat e ngjarjes.

Bëhet me dije nga raportimet e mendiave të huaja se policia ka marrë një telefonatë nga punonjës së strukturës së parkimit të Mickey and Friends në Disneyland Resort rreth orës 6:50 pasdite. Në telefonat njoftohej se dikush ka rënë nga kjo strukturë.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes oficerët gjetën një grua në tokë dhe i dhanë ndihmë mjekësore derisa personeli i EMS mbërriti në vendngjarje. Gruaja u dërgua në spital, ku më vonë u shpall e vdekur, tha policia.

Struktura e parkimit me shumë nivele është në skajin veriperëndimor të Disneyland në Anaheim. Në dhjetor, një burrë rreth të 50-ave ka kryer një vetvrasje në këtë strukturë parkimi.