Transmetuar më 18-02-2023, 22:12

Kosovë- Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë në fshatin Sllatinë.

Mediat kosovare raportojnë se një automjet ka përplasur një këmbësor, duke e lënë të vdekur në vend.

“Rreth orës 20:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë). Në aksident është përfshirë një veturë nga e cila është aksidentuar një këmbësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se këmbësori është pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.