Transmetuar më 18-02-2023, 14:00

Durrës- Një sherr i madh ka ndodhur ditën e djeshme në tragetin Durrës-Ancona. Pasagjerët që po udhëtonin me këtë traget kanë treguar se punëtorët italianë të tragetit kanë sulmuar shoferët shqiptarë.

Sherri ka ndodhur në tragetin e linjës "Adria Ferries" i orës 17:00. Sipas pasagjerëve në vendngjarje "mollë sherri" për konfliktin mes shqiptarëve dhe italianëve është bërë parkimi i automjeteve.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si punëtorët italianë (të veshur me jelekë) sulmojnë me zinxhirë hekuri shqiptarët. Më pas në sherr përfshihen edhe persona të tjerë, punëtorë-shoferë dhe nuk mungojnë grushtat dhe kokoret kokës njëri-tjetrit.joq