Transmetuar më 17-02-2023, 21:16

Krist Aliaj po kthehet pak nga pak në një personazh shumë të komentuar në “Big Brother Vip.” Herë për lojën e strategjitë me Oltën, e herë për ‘provokime’ me vajzat e tjera të shtëpisë, Kristi ia del të ketë vëmendje.

Gjatë qëndrimit të Kejvinës në “Big Brother Vip”, Kristi ishte shumë i komentuar për marrëdhënien e modelen dhe flirtimet e herëpashershme me të. Mirëpo së fundmi emri i Kristit po lakohet me atë të Keisit. Kjo e fundit nuk ka shumë kohë që i është bashkuar shtëpisë.

Që në fillim “është nuhatur” gjithçka nga Maestro dhe Olta, dhe kjo e fundit ka nisur tashmë të ‘investigojë’ Keisin. Së fundmi ajo e ka pyetur Keisin për Kristin dhe përgjigja e saj nuk ishte negative. Përkundrazi Keisi u shpreh se “diçka ka.”

Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother Vip”, Kristi ka treguar se është në lidhje prej 6 muajsh, me një vajzë e cila nuk është shqiptare, por nuk ka zbuluar më shumë për identitetin e saj. Por kush kërkon gjen thonë. ‘Iconstyle’ ka zbuluar të dashurën e djalit të Robert Aliajt. Ajo quhet Zaza dhe duhet pranuar se është shumë simpatike.

Nuk ndihet nëse Zaza ka marrë përkthyese për të mësuar e kuptuar se ç’po thuhet brenda Big-ut, e sidomos nëse i ka marrë për keq provokimet e fillimit të Kejvinës dhe tani të Keisit.