Transmetuar më 15-02-2023, 18:43

Gjirokastër- Gjendet pa shenja jete në banesë një 53-vjeçar

Rreth orës 17:00, njoftohemi se në lagjen "11 Janari", Gjirokastër, në një objekt të pabanuar, është gjetur i pajetë E. Xh., 53 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.