Transmetuar më 15-02-2023, 17:42

Policia Kufitare në Portin e Vlorës, ka goditur në një tjetër rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Sekuestrohet një sasi vere, procedohet penalisht drejtuesi i automjetit që tentoi ta kontrabandonte në vendin tonë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.