Transmetuar më 15-02-2023, 11:09

Shën Valentini i parë për çiftin Totti-Noemi. Të dy kanë lënë të kuptohet dje se ishin rrugës për në një destinacion misterioz, por, duke pasur parasysh se udhëtonin në tren, nuk duhet të ketë qenë shumë larg nga Roma.

E vërteta është se çifti u largua nga kryeqyteti italian, Noemi publikoi një "story" në tren, duke etiketuar Tottin, ku përjetësoi një tavolinë me lëng frutash dhe fruta të thata. Në mbishkrim shkruante: “Gëzuar ditën e Shën Valentinit të gjithëve”. Për ta, si çift, në të gjitha aspektet, kjo festë ka qenë e veçantë.

Po Ilary Blasi?

Edhe ajo (ish-gruaja e kapitenit legjendë të Romës) duket e dashuruar marrëzisht. Pas ndarjes së dhimbshme me Francesco Totti, prezantuesja televizive italiane shfaqet rrezatuese dhe më shumë se kurrë e pushtuar nga dashuria me biznesmenin gjerman, Bastian Muller.

Pas arratisjeve romantike në Montecarlo, St.Moritz, Tajlandë dhe Paris, sipërmarrësi zbarkoi në Romë, ku kaloi një fundjavë të zjarrtë me partneren e tij të re dhe disa nga miqtë e saj (përfshirë Michelle Hunziker).

Paparaci i "Chi" ka kapur Ilary Blasi dhe Bastian Muller në "Rinaldi’s", një nga restorantet e preferuara të prezantueses së Mediaset dhe ish-bashkëshortit të saj. Aty, një vit më parë, Francesco Totti xhiroi videon e famshme në të cilën mohoi krizën e pretenduar me ish-bashkëshorten e tij dhe i ftoi të gjithë të respektojnë tre fëmijët e tyre.

12 muaj më vonë, Ilary shkoi në këtë restorant me dashurinë e saj të re, shoqen dhe kolegen e saj Michelle Hunziker, parukieren e saj Alessia Solidani, menaxheren e saj Graziella Lopedota dhe avokatin e saj Alessandro Simeone.

Në Romë, Bastian Muller ishte i ftuar i Ilary Blasi në atë që nuk është më shtëpia bashkëshortore e Tottit dhe prezantueses, duke qenë se tashmë atje jeton vetëm 41-vjeçarja me tre fëmijët e saj. Në fundjavën ku gjermani Cristian ishte i ftuar, Chanel dhe Isabel ishin me babanë dhe partneren e re, Noemi Bocchi.