Transmetuar më 14-02-2023, 08:45

Të paktën 1,362 fëmijë në Turqi u ndanë nga prindërit e tyre pas një tërmeti masiv që goditi  vendin tetë ditë më parë, sipas ministrit të Familjes dhe Shërbimeve Sociale Derya Yanik.

Deri më sot, 369 janë ribashkuar me familjet e tyre, tha ministri. 792 fëmijë të tjerë janë në spitale dhe 201 fëmijë janë në “institucione të lidhura me ministrinë tonë”.

Yanik tha se 291 nga fëmijët mbeten të paidentifikuar dhe hapi i parë është të kuptojnë se cilët janë ata, në mënyrë që të mund të ribashkohen me çdo pjesëtar të familjes që është ende gjallë.

“Pasi të kemi identifikuar fëmijët, për ata që kemi gjetur se kanë humbur anëtarët e familjeve, do të duhet të vendosen nën kujdesin e shtetit.

Më pas mund t’i lejojmë të hyjnë në kontakt me familjet që shfaqin interes për t’i adoptuar ", – tha Yanik.