Transmetuar më 13-02-2023, 19:53

Klipet e shfaqura gjatë “Prime” zakonisht komentohen gjatë javës nga banorët, ku përveç spektaklit, debate lidhur me to, krijohen edhe gjatë javës.

Njëri nga klipet që u transmetua të shtunën, ishte mendimi i banorëve të vjetër për banorët e rinj, ku Bledi ishte në qendër të vëmendjes.

Në një fragment të vogël, Armaldo i kishte thënë Luizit të “ruajë” gruan, pra Kiarën, nga Bledi.

Ky koment i bëri shumë përshtypje këtij të fundit dhe duke folur me një pjesë të banorëve, ai e cilësoi këtë deklaratë të Maestros, si poshtërsi.