Transmetuar më 13-02-2023, 19:34

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Që prej ‘Prime-it’ të kaluar Luizi, Olta, Kristi dhe Armaldo janë të dënuar nga Vëllai i Madh me ‘Burg Brother Vip’, për shkak se kanë thyer rregullin duke biseduar për nominimet. Gjatë qëndrimit brenda në ‘burg’, banorët kanë spekulluar se Vëllai i Madh favorizon apo bën aleanca me banorët, siç ishte rasti ku Olta është shprehur se Luizi ka bërë marrëveshje me Vëllain e Madh për të futur Kiarën brenda në ‘burg’. Për këtë është marrë vendimi që banorët të dalin dhe t’i bashkohen pjesës tjetër të shtëpisë dhe për sa i përket akuzave për favorizim, Vëllai i Madh ka vendosur që asnjë nga këta katër banorë nuk do të ketë të drejtën të futet në dhomën e rrëfimit, kur ata të kenë diçka për të thënë, por vetëm me kërkesën e tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd