Transmetuar më 12-02-2023, 19:40

Isparta, Turqi- Një mace e bllokuar nën rrënoja për 153 orë pas tërmeteve të fuqishme në Turqinë jugore është shpëtuar gjallë nga ekipet në terren.

Macja është shpëtuar në Kahramanmaraş, epiqendrën e tërmetit, nga ekipet e dërguara nga Bashkia Isparta.

Macja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ekipet që punojnë në rrënojat e apartamentit Palmiye në rrugën 15554 në Esenevler Mahallesi tregojnë se u informuan se një mace ishte bllokuar në banesën e katit të tretë të apartamentit Cennet, e cila ishte dëmtuar rëndë.

Ekipet përfaqësuese të Shoqatës së Kërkimit dhe Shpëtimit ANDA për Arsim, Asistencë Kërkimore dhe Manisa arritën në banesë, ku ishte e pamundur të hynin dhe përdorën një vinç të dërguar në zonë nga Qendra Koordinuese e AFAD.

Personeli i kërkim-shpëtimit, thirri macen duke zgjatur peshkun e konservuar nga pjesa e shkatërruar e murit dhe arriti ta shpëtojë kur ajo që iu afrua pas një përpjekjeje të shkurtër.

Macja e shtëpisë me emrin "Maya", iu dorëzua pronares së saj, dhe u ushqye pas një kontrolli shëndetësor.

Gursoy Gurbuz, një vullnetar i ANDA që shpëtoi macen, tha për korrespondentin e AA se ata shpëtuan nga rrënojat 12 viktima të tërmetit gjatë aksionit të tyre.

Gürbüz tha se nuk mund të qëndronin indiferentë ndaj njoftimit se në ndërtesën pranë rrënojave ku po punonin ishte një mace, edhe pse ishin në kohë pushimi.

Duke shpjeguar se ata dolën me macen pasi e ndollën me peshk të konservuar, Gürbüz tha: "Erdhi dhe shkoi, hezitoi, por macja ‘Maya’ u dorëzua. Ne erdhëm për njerëzit, por kur shikojmë dhe kafshë, ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë kur na del përpara ndonjë gjallesë. Përpiqemi për të bërë më të mirën.” tha ai.

Gürbüz shtoi se ata shpëtuan 4 mace dhe 1 qen të bllokuar në ndërtesa gjatë punës së tyre në rajon.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë, me epiqendër në Kahramanmaraş, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Hatay, Gaziantep, Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanliurfa.

Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.