Transmetuar më 11-02-2023, 19:59

SHBA- Ylli i serialit të famshëm amerikan “Days of Our Lives”, Cody Longo, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare.

Mediat e huaja bëjnë me dije se aktori Cody Longo u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Teksas. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije përfaqësuesi i tij, Alex Gitelson, për CNNi. Cody Longo u gjet i pajetë në shtrat. Shkaku i vdekjes së tij nuk u bë i ditur.

“Cody ishte e gjithë bota jonë,” tha gruaja e tij, Stephanie Longo, në një deklaratë.

“Unë dhe fëmijët jemi të shkatërruar dhe të lënduar. Ai ishte babai më i mirë. Do të na mungosh gjithmonë dhe do të duam”, tha ajo.