Transmetuar më 10-02-2023, 12:48

Kadir, i cili ishte nën rrënoja për 87 orë në zonën e tërmetit katastrofik në Turqi, që ka shkaktuar mbi 20 mijë viktima deri tani, u shpëtua fatmirësisht pa pasoja serioze dhe u dërgua në spital.

Atje bëri gjestin e duarve pas veshit, sikurse është festimi i Mauro Icardit në rastin e golave. Fansi i Galatasaray, i mbijetuar fatmirësisht, mori shpejt një mesazh përgjigjeje nga Mauro Icardi teksa ishte në spital.

Kadir, i cili u rikthye në jetë pasi doli nga rrënojat, ndau lumturinë e tij me Mauro Icardin teksa po trajtohej në spital.

Sulmuesi argjentinas ka postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, pasi ka parë këtë foto: "Shpresoj t’ju shoh së shpejti. Dua t’ju jap fanellën time dhe t’ju përqafoj shumë".

Në takimin me drejtuesit e klubit verdhekuq për këtë çështje, Icardi ka deklaruar se dëshiron të takohet sa më shpejt me Kadir.