Transmetuar më 10-02-2023, 07:21

Shqipëria

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë prej ditësh Gadishullin e Ballkanit do të sjellin në pjesën e parë të ditës dominim të kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin Shqiptar.

Por pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime të pakta vrënsirash në zonat malore dhe në qytetet e zonës së ulët, ku më të fokusuara vranësirat pritet të jenë në zonat Lindore.

Ndërsa zona bregdetare do të vijoj të mbizotërohet nga kthjellimet edhe gjatë pjesës së dytë të ditës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe lehtë në mesditë duke u luhatur nga -7°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Verilindore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Dita e premte sjellë tërheqje të ndjeshme të kësaj masa ajrore shumë të ftohët duke bërë që të kemi dhe rritje të temperaturave të ajrit në Kosovë, ku minimalet gjatë mëngjeseve mbeten në vlera negative duke shënuar edhe -7°C.

Ndërsa maksimumet në orët e mesditës parashikohet të kalojnë në vlera pozitive në një pjesë të mirë të vendit duke shënuar edhe 1°C apo 2°C.

Kosova do vijojë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës.

Maqedonia e Veriut

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të mbizotërojnë Maqedoni përgjatë gjithë 24_orëshit, duke sjellë në orët e para të ditës dominim të kthjellimeve në pothuajse gjithë Maqedonine.

Ndërsa gjatë pjesë së dytë të ditës do të ketë shfaqje të vranësirave kalimtare në zonat Veriore dhe Qëndrore, por nuk do të mund të gjenerojnë reshje.

Në zonat Jugore në orët e pasdites dhe mbërmjes mbeten prezente intervalet e gjata me kthjellime.

Rajoni dhe Europa

Brigjet e detit të Zi dhe Egje do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta.

Gjithashtu nën ndikimin e vranësirave kalimtare dhe reshje të pakta shiu pritet që të jetë gadishulli Iberik.

Ndërsa pjesërisht rajoni Lindor do të jetë në dominimin e vranësirave dhe reshje të pakta të dëborës.

por pjesa tjetër e kontinentit parashikohet të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku me kthjellime dhe kalime vranësirash do të jetë Europa Qëndore dhe Veriore.