Transmetuar më 09-02-2023, 19:20

TURQI- Solidaritet i pamatë për të dëmtuarit nga tërmeti.

Prekës mbetet veprimi i një të moshuare e cila ka shitur viçin e saj në mënyrë që paratë t’i dhurojë për të prekurit nga tërmetet, shkruajnë mediat e huaja.

70-vjeçarja Sarıgul Kaçan, edhe pse në kushte të vështira ekonomike, shiti viçin dhe paratë që fitoi i çoi të gjitha në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti në provincën Akyaka. Ajo fitoi 13 mijë lira, ose rreth 740 mijë lekë, të cilat i dhuroi të gjitha.

Nga tërmeti me magnitudë 7.8 të ditës së hënë kanë humbur jetën rreth 20 mijë persona në Turqi dhe Siri, ndërsa shumë të tjerë vijojnë të mbeten ende nën rrënoja.