Transmetuar më 09-02-2023, 14:00

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar sot se Bashkimi Evropian duhet t’i japë përparësi vendeve të Ballkanit Perëndimor që të bëhen pjesë e familjes evropiane.

Gjithashtu sipas tij, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia do të duhet të afrohen me Bashkimin Evropian.

Kancelari gjerman Olaf Scholz duke folur para samitit të BE-së, ka theksuar gjithashtu se integrimi i këtyre vendeve në BE duhet të jetë i suksesshëm.

Por nga ana tjetër sipas tij, kjo nënkupton që këto vende të përmbushin kriteret si shteti i së drejtës, kushtet demokratike dhe ekonomike.

Scholz shtoi se BE-ja u ka dhënë një perspektivë të gjitha këtyre vendeve dhe tani duhet të përcaktojë rrugën e afrimit të tyre në familjen evropiane.