Transmetuar më 09-02-2023, 12:04

Gjatë një bisede me Dea Mishel, Diola Dosti ka zbuluar një sekret të saj. Nëna e tre fëmijëve vendos vazhdimisht në pah faktin që e tërheq zgjuarsia te njerëzit, më shumë sesa pamja e jashtme.

Lidhur me këtë, Diola ka rrëfyer një eksperiencë personale lidhur me tërheqjen mentale më shumë sesa ajo fizike.

“Unë këtë kam problem edhe me meshkujt, nuk mundem të dashurohem dot vetëm me fizikun. E kam shumë të rëndësishme edhe me mendje. Ai ishte aq i zgjuar. Kur shikoja sytë e tij, sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha mikeshave të mia “Kam rënë në dashuri”, i rrëfent Diola Deas.

“Ti je e çmendur, ai 77 vjeç”, tregoi Diola se i përgjigjeshin mikeshat, duke zbuluar kështu edhe moshën e personit në fjalë.

Brenda shtëpisë, Diola ka treguar se është e divorcuar nga partneri i saj Dardani me të cilin ka tre vajza.