Transmetuar më 09-02-2023, 11:35

Del akti i ekspertimit për ngarkesat me pleh kimik të ardhur nga Kolumbia që u sekuestruan në banesën e ish-kryekomunarit të Frakullit Viktor Çervanaku.

Ndryshe nga verifikimet paraprake ku u përllogarit se bëhej fjalë për rreth 430 kg, burime bëjnë me dije se ekspertiza ka treguar se bëhet fjalë për 485 kg kokainë.

Në operacionin e finalizuar disa muaj më parë të koduar “Konsistenca”, ranë në pranga 10 persona, mes të cilëve edhe ish-kryekomunari i Frakullës së Madhe Viktor Cervanaku dhe familjarët e tij, përfshirë vëllain, djalin dhe të fejuarën e këtij të fundit.