Transmetuar më 08-02-2023, 21:09

Turqi- Është një mrekulli. Sepse jeta do të triumfojë gjithnjë mbi vdekjen. Njeriu si specie do ekzistoi gjatë!

Një seri fotosh emocionese tregojnë 8-vjeçarin Yigit Cakmak duke u nxjerrë nga rrënojat nga punonjësit e urgjencës në Hatay, Turqi, 52 orë pas tërmetit që goditi rajonin.

Fotografi i Getty, Burak Kara, ka kapur momentet e vogëlushit teksa është nxjerrë nga ndërtesa e shembur.

Djali u kalua mbi mbeturinat nga një shpëtimtar në tjetrin derisa më në fund u gjend në krahët e nënës së tij që mezi po e priste jetën e soj në vendngjarje. Ky nuk është rasti i parë kur skuadrat e shpëtimit bëjnë mrekullinë në Turqi duke shpëtuar dhjetëra jetë fëmijësh, por jo vetëm. noa.al