Transmetuar më 08-02-2023, 17:45

Kompania e telekomunikacionit One Albania, ka njoftuar solidarizimin e saj me situatën e vështirë që po kalon Turqia, Siria dhe Libani, pas tërmeteve shkatërrues.

Në deklaratën e tyre për mediat, përfaqësuesit e kompanisë lajmëruan se, duke ndjekur me shqetësim situatën e jashtëzakonshme në Turqi, Siri dhe Liban, ONE Albania është pranë të prekurve nga tërmeti tragjjk dhe ofron shërbim roaming falas për të gjithë abonentët e saj që ndodhen në Turqi, Siri dhe Liban, për të mbajtur kontakte me të afërmit dhe miqtë kudo.

Duke nisur nga data 7 shkurt, të gjithë abonentët me parapagesë kanë shërbim roaming falas për 10 ditë dhe abonentët me kontratë për 14 ditë.

Për 10 ditët në vazhdim kompania do të dhurojë 20 lekë nga çdo paketë me parapagesë, të blerë nga abonentët ONE Albania.

Në këtë mënyrë edhe vetë abonentët do të jenë pjesë e këtij solidariteti simbolik.

Kompania thotë se shpreh ngushëllime të sinqerta për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi!