Transmetuar më 08-02-2023, 15:52

Tiranë- Përjashtohen nga punimet e Kuvendit 8 deputetët e PD-së.

Komisioni i Etikës vendosi këtë të mërkurë përjashtimin e tyre për me 10 ditë.

Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati u përjashtuan pas kërkesës së Partisë Socialiste, pasi në seancën e kaluar plenare, bllokuan foltoren e Kuvendit.

Kujtojmë se më herët është përjashtuar dhe ish-kryeministri Sali Berisha, pasi bllokoi foltoren, duke kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen "McGonigal".