Transmetuar më 08-02-2023, 12:00

TIRANË- Temperatura disa gradë nën zero kanë përfshirë gjithë vendin.

Edhe kryeqyteti, Tiranë është zgjuar me ngrica kudo në rrugë.

Mësohet se termometri ka regjistruar deri në -5°C.

Në fotot e siguruara nga NOA/LSA shihet se qytetarët e kanë të vështirë lëvizjen në rrugët e mbuluara nga ngrica. Madje ata kërkojnë edhe ndihmë.

Sipas meteorologëve temperaturat sot parashikohen: në zona malore -10 deri 0°C, në zona e ulëta -7 deri 8°C, kurse në zona bregdetare -2 deri 9°C.

Kjo situatë do vazhdojë edhe për disa ditë.