Transmetuar më 08-02-2023, 11:00

Tiranë – Një djalë 23 vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi shihet si shkaktar për aksidentin që ndodhi dje në bulevardin Zhan D’ark në Tiranë, raporton noa.al.

Marjol Aliko, 23 vjeç me banim në Tiranë akuzohet se dje aksidentoi kalimtaren në rrugë, në qendër të Tiranës.

Në këtë aksident tragjik, një grua 55 vjeçare nga Tiranë humbi jetën teksa kalonte rrugën tek vijat e bardha.

Dyshimet janë se i riu kaloi rrugën ndërsa ishte semafori i kuq.

Dyshohet se viktima ka qenë duke kaluar në vijat e bardha ndërsa autori i ngjarjes, Marjol Aliko është futur me semafor të kuq dhe e ka përplasur për vdekje.

Pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendingjarja, por pasi është lokalizuar, është vënë në pranga nga policia

Gruaja që u përplas me makinë nga 23 vjeçari ka ndërruar jetë. Ajo u dërgua në spital, por nuk mundi që t’u mbijetojë plagëve të marra.