
Një grua shtatzënë është shpëtuar 40 orë pasi tërmetet goditën Turqinë jugore, në në përpjekje epike për të shpëtuar.
Nehir İlkova, e cila është nëntë muajshe shtatzënë, u shpëtua në qytetin Kahramanmaraş të goditur nga tërmetet, nga ekipet e dërguara nga bashkia Ümraniyes e Stambollit.
Bashkia e Ümraniyes tha se ekipet e tyre po vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit për të tjerë të bllokuar.
Sipas shifrave të fundit, të paktën 6 mijë persona kanë humbur jetën dhe 31.777 janë plagosur pasi lëkundjet e tërmetit goditën Turqinë jugore të hënën.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Sirinë fqinje, duke marrë qindra jetë njerëzish.
Një grua shtatzënë u shpëtua 40 orë pas tërmeteve në Türkiyen jugore https://t.co/YY0Slxpw0g pic.twitter.com/oZILXklh0a
— ANADOLU AGENCY (AL) (@aa_albanian) February 7, 2023