Transmetuar më 07-02-2023, 17:12

Shoqja e ngushtë e Kiara Titos, Liesa Haxhiasllani, ka reaguar së fundmi ndaj ofendimit të rëndë që aktori Amos Zaharia bëri ndaj moderatores.

Në përfundim të një debati me Luizn Ejllin, Amosi e cilësoi Kiarën si “p*tana”, gjë që ka sjellë shumë reagime në rrjet.

“Kjo është qytetaria? Ky është fjalori që duhet të përdoret nga një “artist” që pretendon të jetë shembull? Kjo është “elita”? Pa fjalë…”-shkruan Liesa, shoqja e Kiarës” në Instastory.

Që prej hyrjes në “Big Brother Vip”, Amos Zaharia ka ngritur gjithnjë zërin kundër ofendimeve dhe kërcënimeve. Vetëm pak ditë më parë në debatin me Armaldon, Amosi e cilësoi atë si një “njeri të artit” që nuk i lejohen ofendimet dhe gjestet, sipas tij të ulëta.